Mbështetje juridike falas për nevojtarët

Maqedonia

Mbështetje juridike falas për nevojtarët

Më: 20 maj 2018 Në ora: 22:43
Ilustrim

Në kuadër të projektit për mbështetje juridike për individë dhe familje me të ardhura të ulëta, një ekip mobil i përbërë nga avokat dhe jurist ka qëndruar në Tetovë ku kanë ofruar ndihmë, këshilla juridike falas për qytetarët e interesuar me problem të ndryshme nga sfera sociale dhe shëndetësore, marrëdhënie pune dhe konteste, përmbarim të dhunshëm, konteste pronësore, mbrojtje nga diskriminimi dhe ngjashëm, shkruan gazeta KOHA.

Ky projekt ka për qëllim përforcimin e qasjes në drejtësi për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve me çka do të kontribuohet drejt përforcimit juridik, përmirësimit të legjislacionit dhe implementimit të mekanizmave ekzistues me qasjen në drejtësi, thonë organizatorët.

“Qëllimi i këtij projekti është formimi i ekipeve mobile të cilat tanimë janë formuar të cilët ndihma këshilla direkte juridike do të japin në mjedise zona rurale , ndihma juridike do të sigurohet nëpërmjet këshillave juridike dhe qëllimi i këtyre këshillave kësaj ndihme juridike është që të informohen qytetarët rreth të drejtave të tyre që i kanë në dispozicion”, thotë Elena Georgievska.

Sipas avokatit Vullnet Zenki, ky projekt është i rëndësishëm sidomos për ata individë dhe familje, qasja e të cilëve drejt ndihmës juridikë është e vështirësuar për arsye financiare në zonat ku ata jetojnë dhe kështu me radhë.

Përndryshe ky projekt mundësohet me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian dhe realizohet nga Shoqata Maqedonase e Juristëve të rinj në partneritet me PIC Slloveni. Projekti ka filluar të realizohet që nga 1 janari i 2018 dhe do të përfundoj më 31 gusht të 2019 ku janë formuar disa ekipe mobile të përbëra me avokat dhe jurist të cilët punojnë me kategoritë e cenueshme të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat