Maksuti: Shumica e re qeveritare garanton punën e kuvendit

Maqedonia

Maksuti: Shumica e re qeveritare garanton punën e kuvendit

Më: 20 maj 2018 Në ora: 19:49
Mersim Maksuti

Zgjerimi i shumicës parlamentare me 5 deputetë, 3 të Besës së Afrim Gashit dhe 2 të PDSH-së, si duket do të jetë një shtytje e madhe për Qeverinë, për ti tejkaluar ligjet në pritje për të marrë dritë jeshile e që janë pjesë e paketos së ligjeve reformuese të gjyqësorit , dhe të arsimit.

Sipas pofesorit Mersim Maksuti,  kjo shumicë parlamentare hë për hë mjafton vetëm që Parlamenti të mos ngecë në punën e tij, sepse një sërë ligjesh për tu miratuar edhe pse  kërkojnë  vetëm shumicë të thjeshtë,në   të shumtën e rasteve në të kaluarën ka qenë vështirë që të sigurohet për shkak të mungesës së deputetëve.

Tash Maqedonija gjendet në fazën e nxjerjeve të Ligjeve të cilat janë të parashikuara me paketën e reformave të cilat duhet të ndodhin në Maqedon, edhe atë në gjitha fushat ku ka qenë emenrgjente situata, ku si pasojë ne si vend u futëm në një krizë politike. Por ka ligje të cilat do të duhen të kalohen me 2/3 e votave, që nënkupton kyqjen edhe të opozitës” – thotë profesori universitar, Mersim Maksuti.

Profesor Maksuti vlerëson se komplikime mund të haset gjatë miratimit të ligjeve  apo të ndërhyrjes në Kushtetutëbku nevojiten 81 vota, dhe sipas tij përkrahja e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, për ti siguruar 81 deputetët e mjaftueshëm do të jetë më se e  nevojshme.

LIGJET ME PRIORITET PËR SHUMICËN  E RE, MAKSUTI:VOTA E VMRO-SË  ËSHTË IMEDIATE

Por Maksuti beson se për këto ndryshime kushtetuese të cilat janë në të mirën e vendit, do të votojnë edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilat gradualisht kanë filluar të lirohen nga sundimi i mëparshëm partiak.

“Ne kemi qenë kritik ndaj pushtetit të kaluar në kuptimin e asaj se i ka kap institucionet dhe shtetin, por tani më duhet të jap një vlerësim pozitiv lidhur me veprimin opozitar të VMRO-së, e cila të jemi të sinqertë është e imponuar nga faktori ndërkombëtarë që të voton paketën e ligjeve të cilat janë të domosdoshme, dhe në një farë mënyrë ajo po shkëputet nga regjimi i Gruevskit. Pra VMRO u bind se kjo është rruga dhe oposioni i drejtë e cila çon vendin drejt Bashkimit Europian, dhe se rrugë tjetër ne nuk kemi, dhe se veprimi ndryshe shkonte në dëmë të saj” – tha Maksuti.     

Përvoja e mëhershme tregon që  në të kaluarën për shkak të shumicës së brishtë parlamentare,  ka ndodhur  që puna e Parlamentit të bllokohet, për shkak të   udhëtimve  zyrtare  të disa deputetëve,  si dhe rastet  kur  deputetët kanë marrë madje edhe pushime mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat