Maqedoni, mungojnë ilaçet për sëmundje të rralla

Maqedonia

Maqedoni, mungojnë ilaçet për sëmundje të rralla

Më: 20 maj 2018 Në ora: 16:31
Ilustrim

Janë të nevojshme ndryshime ligjore që barërat për pacientët me sëmundje të rralla, të arrijnë më shpejtë në Maqedoni. Kështu shprehet Vesna Aleksovska, kryetare e shoqatës për persona me sëmundje të rralla “Jetë me sfida”, sipas të cilës tenderët për importimin e këtyre barërave, janë stërzgjatur.

Në intervistën javore të Radio Evropa e Lirë, Aleksova thotë se ndryshimet e fundit ligjore të bëra nga Ministria e Shëndetësisë në vend që të sjellin ndonjë përfitim, kanë sjellur vetëm dëm. Me këtë sipas saj, nuk u rrezikuan vetëm pacientët me sëmundje të rralla, por janë rrezikuar edhe pacientët diabetik, por dhe të tjerë.

Ajo mendon se duhet bërë më shumë presion mediatik dhe institucional, se si ka mundësi që paralelisht barëra të tjera importohen në Maqedoni, ndërsa jo edhe barëra për sëmundje të rralla.

Aleksovska më tej thotë se disa prej këtyre sëmundjeve diagnostifikohen në Klinikën e Fëmijeve dhe në Klinikën Universitare Shkup, por disa prej tyre shpesh kanë shkuar për diagnostifikim në Bullgari. Megjithatë siç njofton ajo, ka pacientë që nuk arrijnë të diagnistikohen as në Shkup dhe as në vendet fqinje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat