Maqedoni, harrohet ligji i posaçëm për proceset e montuara

Maqedonia

Maqedoni, harrohet ligji i posaçëm për proceset e montuara

Më: 20 maj 2018 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Rastet e montuara politike,megjithatë, nuk do të shqyrtohen përmes një Ligji të posaçëm, ashtu siç kërkonin shumë viktima të pushteti të kaluar. Qeveria e re e kryesuar nga kryeministri, Zoran Zaev, këtë çështje, në seancën e fundit me 15 maj e ka rregulluar me formimin e një Grupi punues, detyrë e të cilit do të jetë monitorimi i kërkesave, ankesave dhe propozimeve që palët e dëmtuara në më shumë procese gjyqësore do t’i dorëzojnë pranë institucioneve në vend.

Drejtuesit e Komitetit për mbrojtjen e të drejtave, përmes një konference për shtyp të premten, thanë se për momentin viktimat e regjimit të kaluar (OBRM-PDUKM-së), padrejtësitë ndaj tyre do të kenë mundësi t’i vërtetojnë përmes mbledhjes së fakteve dhe dëshmive nga po ato institucione që i kanë montuar proceset gjyqësore. Përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj për Punë të Brendshme, përfshi edhe institucioneve tjera, siç thuhet në vendimin e Qeverisë, do të kenë për detyre përcjelljen e veprimeve të organeve shtetërore, kur para tyre do të parashtrohen propozime për shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Organet shtetërore obligohen t’i procedojnë kërkesat, ankesat dhe propozimet. Këto detyrime ato duhet t’i kryejnë me përgjegjësisë, me efikasitet dhe në kohë, respektivisht duke ua dorëzuar shkresat dhe dëshmitë palëve që i kërkojnë. Ndërkohë, në ato raste ku liritë e njeriut janë të shkelura, ato duhet të veprojnë në pajtim me parimin kushtetues të prioritet dhe urgjencës. Parashtruesit e kërkesave, ankesave dhe propozimeve. Parashtruesit e kërkesave, ankesave dhe propozime, shkresat dhe provat e marra nga institucionet shtetërore mund t’i shfrytëzojnë pranë atyre organeve ku vlerësojnë se është bërë shkelje ligjore”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Mbi 95 për qind e rasteve të montuara politike, siç tha të premten Sllobodan Bogevski, pushteti i kaluar i ka realizuar përmes Ministrisë për Punë të Brendshme. Ish funksionarët e lartë të këtij dikasteri qeveritar, duke filluar nga Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkov dhe Mitko Çavkov nga njëra anë dhe prokurorët Marko Zvërlevski dhe Jovan Ilievski nga ana tjetër, sipas Komiteti për mbrojtjen e të drejtave, kanë kryer shkelje të shumta të procedurave ligjore.

“Për tu çuditur është se si tani Mijallkovi, Jankullovska e Çakovi, ankohen për diskimin. Evidente është se kjo qeveri synon kthimin e sundimit të Ligjit. Ndërkaq, ish kreu i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Mijallkov, për një kohë të gjatë sa ka qenë në pushtet ka vendosur kush dhe kur burgoset, lartësinë e dënimit po ashtu ai e ka vendosur. Paralelisht ai ka vendosur edhe për masat e paraburgimit kur ato shqiptohen dhe kur ndërpriten. Besoj se me vendimit e fundi të Qeverisë për t’ju dalë në ndihmë viktimave të regjimit është bërë një progres i mirë drejtë zbardhjes së rasteve të montuara politike”, tha Bogoevski.

Kryetari i Komiteti për të drejta e njeriut, Marjan Maxhovski, duke e njoftuar opinionin e gjerë dhe palët të cilët vlerësojnë se janë viktimave të proceseve gjyqësor, tha se Ligji për MPB-në i obligon drejtuesi e saj t’ju përgjigjen qytetarëve për kërkesat dhe ankesat e tyre. Mirëpo, në të kaluar këto dispozita ligjore aspak nuk janë respektuar.

Vendimi i fundi i Qeverisë, siç thanë nga Komiteti, nuk vlen vetëm për proceset e montuara politike pranë Gjykatës Penale të Shkupit dhe Gjykatave tjera themelore. Sipas tyre në rast se ndonjë qytetar vlerëson dhe disponon të dhëna relevante se Gjykata Civile apo ndonjë gjykatë tjetër ka miratuar vendime të njëanshme, atëherë të njëjtit duhet ta shfrytëzojnë mundësinë për mbledhjen e të dhënave shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat