Qeveria e Greqisë refuzon propozimin “Republika Ilindenska Makedonija”

Maqedonia

Qeveria e Greqisë refuzon propozimin “Republika Ilindenska Makedonija”

Më: 19 maj 2018 Në ora: 20:32
Aleksis Tsipras

Qeveria e Greqisë ka refuzuar propozimin “Republika Ilindenska Makedonija”. Vetëm një orë pasi kryeministri Zoran Zaev njoftoi se ky është propozimi që mund të jetë zgjidhje për çështjen e emrit, kabineti i kryeministrit grek Aleksis Tsipras, ka lëshuar komunikatë në të cilën thuhet se fqiu i tyre duhet të gjejë propozim me përcaktim gjeografik.

“Përshëndesim atë që pala e Maqedonisë ka pranuar se nuk mund të ketë zgjidhje pa “erga omnes”, gjegjësisht për gjitha përdorimet. Gjithsesi, ne inkurajojmë fqiun tonë të vazhdojmë të punojmë që së bashku të gjejmë emër të pranuar me përcaktim gjeografik, siç është propozuar nga ana e ndërmjetësuesit të OKB-së Mattew Nimetz”, thuhet në njoftimin e Tsipras, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tsipras ka informuar edhe partitë tjera parlamentare greke, për emrin e propozuar, por nuk ka marrë mbështetje.

Gjitha partitë opozitare kanë refuzuar propozimin “Republika Ilindenska Makedonija” duke thënë se me këtë emër nuk largohet irredentizmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat