Ivanov i ik komentit, kërkon që me shkrim ta ketë procesin e negociatave

Maqedonia

Ivanov i ik komentit, kërkon që me shkrim ta ketë procesin e negociatave

Më: 19 maj 2018 Në ora: 18:30
Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov kërkon që me shkrim ta ketë atë që deri tani është biseduar me Greqinë, dhe më pas do të jep deklaratë në lidhje me propozimin që sot pas takimit të liderëve e ka publikuar kryeministri Zoran Zaev si zgjidhje e mundshme.

Ai nuk dëshiroi të jep pa e pasur dokumentin.

“Për herë të parë jemi të informuar për disa punë. Për herë të parë janë thënë me gojë, dhe presim që të gjithë propozimet t’i marrim me dokument të shkruar. Në këtë takim nuk ndërtuam qëndrim por vetëm i morëm informacionet. Pres që në të ardhmen të mos informohemi në mënyrë selektive, por të kemi qasje në atë që po bisedohet”, ka thënë Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat