Komuna e Strugës përplaset me qeverinë për plazhet

Maqedonia

Komuna e Strugës përplaset me qeverinë për plazhet

Më: 19 maj 2018 Në ora: 18:20
Ilustrim

Në vend që të hidhet faji mes pushtetit lokal dhe atij qendror, qytetarët kërkojnë që të bëhet kontroll më i madh i bregut të Strugës.

Reagimi i tyre vjen pas informacionit se disa pjesë të bregut veçanërisht në aksin nga pushimorja “Lulet e majit” deri në Kalishtë janë duke u betonuar. Kryetari i qytetit Merko shprehet se nuk do të lejojë të ndërtohen objekte të forta në prona shtetërore. Nga pushteti qendror thonë se kjo është në kompetencë të Komunës.

“Shpresoj se do të ndërpritet uzurpimi i hapësirës që është jashtë asaj që është parashikuar. Pas intervenimit të inspektoratit i kanë ndërprerë aktivitetet, para dhjetëra ditëve kur filluan me prerjen e kallameve. Të mos kërkojmë alibi, kjo është në kompetencë të komunës e cila duhet ta kontrollojë dhe rregullojë”, deklaroi Jani Makraduli, zëvendësministër i Mjedisit Jetësor.

Politikanët lokalë shprehen se shërbimet e inspektimit duhet të reagojnë, e jo ta hedhin përgjegjësinë.

“Gjithsesi se inspektorati duhet doemos të jetë më i azhurnuar, jo vetëm në pjesën e bregdetit, por edhe lidhur me situatat e përgjithshme në Komunën e Strugës. Duhet doemos të mbahet llogari për atë që e kërkojnë qytetarët dhe problemet të zgjidhen më shpejtë në kuadër të rregullave ligjore – deklaroi Nikolina Vellkovska”, këshilltare LSDM.

“Ata nxirren me atë se bëhet fjalë për parcela private, mirëpo të gjithë e dimë se në 50 metra nga liqeni ky është brez i mbrojtur dhe nuk mund të realizohen aktivitete ndërtimore pa leje nga kryetari i komunës ose nga Ministria e Mjedisit Jetësor. Ne si VMRO-DPMNE presim që të marrin përgjegjësinë jo vetëm ata që tani nxirren si jokompetentë, por i bëjmë thirrje edhe pushtetit qendror i cili tërë kohën nxirret se është kompetente vetëqeverisja lokale”, tha Dejan Paunovski këshilltar VMRO-DPMNE.

Në seancën e fundit të Këshillit të qytetit është marrë vendim që të përpilohet raport i detajuar për bregdetin dhe të dorëzohet kërkesë emergjente në Inspektoratin shtetëror për mjedis jetësor për të kryer mbikëqyrje inspektuese, ndonëse nga komuna shprehen se nuk kanë dhënë kurrfarë leje ndërtimi pranë bregut të liqenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat