Mickoski: VMRO-DPMNE nuk pranon ndryshime kushtetuese

Maqedonia

Mickoski: VMRO-DPMNE nuk pranon ndryshime kushtetuese

Më: 19 maj 2018 Në ora: 17:50
Hristijan Mickoski

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimit me kreun e shtetit në Klubin e Deputetëve ku kryeministri Zoran Zaev i ka njoftuar për rrjedhën e bisedimeve për [ështjen e emrit me palën greke, ka deklaruar se partia e tij nuk do të përkrah ndryshim kushtetues, njofton Portalb.mk.

“Qëndrimi jonë është i pandryshueshëm, pasi që tërë procesi është lëvizur në fshehtësi më të madhe. Për përdorim të përgjithshëm nënkupton ndryshim të kushtetutës, a ajo për ne është e papranueshme. Këtë propozim zyrtar ne sot e kemi mësuar”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat