Opozita greke kundër propozimit “Republika Ilindenska Makedonija”

Maqedonia

Opozita greke kundër propozimit “Republika Ilindenska Makedonija”

Më: 19 maj 2018 Në ora: 16:56
Ilustrim

Partitë opozitare greke janë shprehur kundër propozimit “Republika Ilindenska Makedonija”. Mes tyre është edhe partia më e madhe opozitare “Nea Demokratija”.

Kryetarja e “Pasok” dhe Lëvizjes për ndryshime “Genimata” tha se ky propozim do të thotë “kthim i irredentizmit”.

Ndërsa shefi i “Reka” Stavros Teodorakis ka shprehur rezerva për propozimin dhe ka thënë se qëndrimin e partisë së tij do ta tregojnë kur do ta shohin pakon e plotë për zgjidhje.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste Greke, Dimitris Kucumbas, tha se ata janë kundër anëtarësimin të vendit fqinj në BE dhe NATO, pa marrëveshje e cila garanton ndryshime kushtetuese dhe eliminim të irredentizmit.

Kryetari i partisë “Nea Demokratia” Kirijakos Mitsotakis, ka deklaruar se propozimi lidhet me referencë historike, që ka të bëjë me krijimin e shtetit-komb maqedonas, i cili përfshin edhe Selanikun dhe shtrihet deri tek Deti Egje.

Nga kabineti i kryeministrit Aleksis Tsipras njoftuan se ai ka pasur biseda telefonike me liderët e gjitha partive greke, duke i njoftuar për rrjedhën e negociatave me Maqedoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat