Mickoski: Të bashkohemi kundër të keqes, e ai është Zoran Zaevi

Maqedonia

Mickoski: Të bashkohemi kundër të keqes, e ai është Zoran Zaevi

Më: 19 maj 2018 Në ora: 15:36
Kryetari i partisë opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski

Kryetari i partisë opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar aktivitete konkrete kundër Qeverisë së Zoran Zaevit.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve për protesta gjithpopullore, duke filluar nga 2 qershori.

“Në ditën kur Qeverinë do ta marrim në duar, projektet tona do të prezantohen para tubimit popullor më 2 qershor para Qeverisë. Nga ajo ditë do të fillojë beteja jonë në terren”, tha Hristijan Mickoski.

Mickoski akuzoi Qeverinë për dështim në zbatimin e reformave, hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen ekonomike. Sipas tij, e gjithë kjo e keqe ka një emër dhe mbiemër.

Ai shtoi se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Qeveria Zaev do të mbetet histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat