Arrestohen plaçkitësit e një shitore në Tetovë

Maqedonia

Arrestohen plaçkitësit e një shitore në Tetovë

Më: 19 maj 2018 Në ora: 11:41
Ilustrim

Policia njofton se ka arrestuar dy persona të cilët më datë 18.05.2018 në orën 20:10 në Tetovë kanë plaçkitur një shitore.

Sipas policisë ata gjatë ditës së djeshme me armë kanë kërcënuar të punësuaren dhe kanë kryer vjedhjen.

“Më 18.05.2018 në orën 20:10 në një shitore në rrugën “JNA”, dy persona të panjohur, duke kërcënuar me armë të punësuaren, nga arka kanë marrë 15 mijë denarë dhe kanë lëshuar vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat