Ibrahimi: Vendet e Ballkanit duhet t`i mbyllin çështjet e hapua etnike dhe ndër-shtetërore

Maqedonia

Ibrahimi: Vendet e Ballkanit duhet t`i mbyllin çështjet e hapua etnike dhe ndër-shtetërore

Më: 18 maj 2018 Në ora: 19:54
Selim Ibraimi

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor është para të jetë një kthesë e madhe politike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet kandidate për në BE. Zgjidhja e kontesteve të hapura dhe anëtarësimi i tyre i plotë në strukturat euro-atlantike ka qenë kryefjala e këtij Samiti.

Analisti politik, Selim Ibraimi vlerëson se ka ardhur koha që vendet e Ballkanit tu japin fund të gjitha çështjeve të hapura.

"Disa faktorë do të ndikojnë në këto procese. E para reformat e brendshme dhe zgjidhja e problemeve të jashtme. Por duhet pasur parasysh se BE po ballafaqohet me problemet  në politikën e jasshtme dhe të brendshme sidomos me SHBA dhe Rusinë. Andaj Ballkani ,pra shtetet duhet ti mbyllin çështjet e hapua etnike dhe ndër-shtetërore. Sa ma parë aq më mirë për krijimim e paqës dhe stabilitetit", thotë për Zhurnal, Selim Ibraimi, analist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat