Elezi: Me ndryshimet ligjore krijohet mundësi për lehtësimin e gjobave në Dogana

Maqedonia

Elezi: Me ndryshimet ligjore krijohet mundësi për lehtësimin e gjobave në Dogana

Më: 18 maj 2018 Në ora: 18:55
Shiret Elezi

Me ndryshimet e Ligjit për drejtorinë doganore krijohet mundësia për lehtësimin e politikës së dënimeve në pjesën e doganave, theksoi zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi duke shpjeguar ndryshimet në Komisionin për financim dhe buxhet në Kuvend.

Me ndryshimin në këtë ligj përcaktohet kompetenca e drejtorisë Doganore për të shqiptuar dënime më të ulëta për kryerjen e shkeljeve doganore të vërtetuara me rregulloret e posaçme doganore.

Kjo është në drejtim të përpjekjeve të qeverisë që politika e dënimeve të jetë parandalim i shkeljeve, dhe jo shtypje ndaj biznesmenëve.

Me ndryshimet në ligj bëhet harmonizimi me Ligjin për  nënpunësit shtetëror në pjesën e emërimit dhe shkarkitmit të drejtorit dhe zëvendës drejtorit. Sipas ligjit për nënpunësit shtetëror shtohet posedimi i APTI-s si një certifikatë e pranuar ndërkombëtarisht, e cila është certifikata më e lirë dhe më e kapshme për njohjen e gjuhës angleze në Republikën e Maqedonisë.

Ligji për drejtorinë Doganore harmonizohet edhe me Ligjin për menaxhimin me pronat e konfiskuara, Ligji për shkeljet, Ligji për akcizat, Ligji për parandalim të pastrimit të parave dhe financim të terorizmit, si dhe rregullimin e mëtutjeshëm të kompetencës themelore të drejtorisë Doganore. Ligji për drejtorinë Doganore është vendosur si pikë e seancës plenare të hënën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat