Ponomarev: Është e mundur destabilizimi i Maqedonisë në rast anëtarësimit në NATO

Maqedonia

Ponomarev: Është e mundur destabilizimi i Maqedonisë në rast anëtarësimit në NATO

Më: 18 maj 2018 Në ora: 18:36
Ilya Ponomarev

Maqedonia duhet të jetë gati për destabilizimin e qëllimshëm të situatës nga ana e “aktorëve” rusë në rast ftese të mundshme për anëtarësim në NATO, nëse mosmarrëveshja për emrin është zgjidhur, informon për korrospondenten AIM, Ilya Ponomarev, deputet në Kuvendin rus.

Si anëtar i Partisë Social Demokratike të Rusisë së Drejtë, Ponomarev u zgjodh deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007 në Rusi dhe në vitin 2011. Imuniteti i tij në Kuvend u hoq në vitin 2016 pasi u nis për në Shtetet e Bashkuara për shkak të kërcënimeve për jetën që ai mori si një ligjvënës i vetëm që votoi kundër ribashkimit të Krimesë. Më pas, ai u akuza penalisht për shpenzimet e dyshimta të paligjshme të parave në Fondacionin Skolkovo.

“Për situatën rreth Maqedonisë, unë njoh një nga njerëzit atje të cilët me siguri merren me këtë çështje dhe jam i bindur se ata qëllimisht duan të destabilizojnë situatën në kontekstin e pranimit të Maqedonisë në NATO”, deklaroi Ponomarev.

Këto pikëpamje duhet të merren seriozisht, sepse si deputet dhe kryetar i Komitetit të Kuvendit për inovacione dhe investimet kapitale,Ponomarev ka qenë në qendër të ngjarjeve për një kohë të gjatë dhe ka folur personalisht me kryetarin rus Vladimir Putin në shumë raste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat