Tzanakopoulos: Shumë emra u gjetën në tryezën e bisedimeve

Maqedonia

Tzanakopoulos: Shumë emra u gjetën në tryezën e bisedimeve

Më: 18 maj 2018 Në ora: 18:25
Dimitris Tzanakopoulos

Ministri pa resor i Greqisë, në intervistë për radion greke “Alfa 989” refuzoj të komentoj shkrimet nëpër media se Maqedonia e Ilindenit është propozim nga ana e Maqedonisë.

Siç informon korrespondenti i AIM-ës nga Athina, Dimitris Tzanakopoulos, tha se shumë emra ishin në tryezë, por të dyja palët nuk arritën një emër të veçantë.

“Shumë emra u gjetën në tryezën e negociatave. Në këtë moment, nuk mund të them asgjë tjetër. E gjithë kjo ka të bëjë me përmbajtjen thelbësore të negociatave, të cilat të gjithë ne duhet të respektojmë, në mënyrë që ata të mos mund të jenë subjekt i diskutimeve publike. Përsëri, unë po ju them, shumë emra janë në tavolinë. Në këtë pikë, ne nuk kemi arritur asgjë”, tha Tzanakopoulos.

Në lidhje me atë se a është e mundur të arrihet një zgjidhje deri në mes të qershorit, ministri grek dhe zëdhënësi i qeverisë thotë se ai nuk dëshiron të bëjë parashikime për rezultatin e negociatave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat