Mirçevska: Ministritë e kanë problem të vërtetojnë se sa punëtor i’u nevojiten për punë

Maqedonia

Mirçevska: Ministritë e kanë problem të vërtetojnë se sa punëtor i’u nevojiten për punë

Më: 18 maj 2018 Në ora: 16:59
Qeveria maqedonase

Përafërsisht në të gjithë ministrit ka 37 për qind dallim të numrit të parashikuar të punëtorëve në vetë ministrit dhe numrit të përmbushjes së vendeve të punës, thuhet në dokumentin për politikë publike “Sektori publik sipas masave përshtatëse: Debate për madhësinë e sektorit publik në Maqedoni”.

Autorët e dokumentit Marija Mirçevska dhe Sanja Bozhoviq nga “Fondacioni për shoqëri të hapur-Maqedoni”, thuhet se kjo është në kundërshtim me nenin 17 paragrafi 5 nga Ligji për punësim në sektorin publik, me çka paraqet se kjo mund të jetë maksimum dhjetë për qind.

Ky është një informacion konkretisht i Ministrisë për Punë të Brendshme, çka e trajton këtë informacion së të klasifikuar.

“Këto të dhëna tregojnë se ministrit ndoshta kanë problem që në mënyrë objektive të vërtetojnë se cili është numri i duhur çka ju duhen institucioneve, me qëllim që në mënyrë efikase t’i përmbushin nevojat e tyre”, tha Mirçevska”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat