Kapen shtetas të Shqipërisë që punonin ilegalisht në Maqedoni

Maqedonia

Kapen shtetas të Shqipërisë që punonin ilegalisht në Maqedoni

Më: 18 maj 2018 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Janë identifikuar 31 shtetas të Shqipërisë, të cilët punonin në Tetovë, por nuk kanë qenë të lajmëruar dhe janë burgosur nga ana e policisë informon sekretari i SPB Tetovë, Marijan Josifovski.

Është kryer aksion policor në disa vende në Tetovë, Xhepçisht, Poroj dhe Reçicë të Vogël.

“Në aksionin policor janë zbuluar dhe burgosur 31 shtetas të Shqipërisë të moshave të ndryshëm nga 20 deri 50 vjet, të cilët kanë qëndruar të pa lajmëruar në atë zonë. Pas një kohe të shkurtër, shtetasit shqiptarë i’u dorëzuan Departamentit për krimin ndërkufitar, migracionin, të huajt dhe ripranimin për procedurë të mëtutjeshme, tha Josifovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat