Gjykata greke refuzoi ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit në Maqedoni

Maqedonia

Gjykata greke refuzoi ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit në Maqedoni

Më: 18 maj 2018 Në ora: 13:29
Goran Grujeski dhe Nikolla Boshkovski

Goran Grujeski dhe Nikolla Boshkovski, dy të arratisurit nga drejtësia e Maqedonisë, dolën sot para Gjykatës së Lartë greke, për të ditur nëse do të ekstradohen në Maqedoni ose jo.

Me këtë rast, Gjykata e lartë vendosi që ta refuzoj kërkesën për ekstradimin e dyshes së shumëpërfolur.

Që të dy janë të përfshirë në tre lëndë gjyqësore, të cilat nuk kanë ndonjë lidhje me njëra-tjetrën.

Ata do të lirohen nga burgu. Përndryshe, Grujevski dhe Boshkovski janë të akuzuar në lëndën “Fortesa”, për përgjimet e paligjshme. Në tentimin për ikje, që të dy u kapën në Greqi, duke tentuar që të largohen për në Hungari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat