Metin Izeti kandidat për Ministër i Kulture i propozuar nga Besa e Gashit?

Maqedonia

Metin Izeti kandidat për Ministër i Kulture i propozuar nga Besa e Gashit?

Më: 17 maj 2018 Në ora: 23:23
Metin Izeti

Lëvizja Besa me kryetar Afrim Gashin po bën negociatat e fundit në parti për të vnedosur se kush do jetë Ministër i Kuturës.

Burime të portalit “tetova1” bëjnë të ditur se udhëheqësia e këtij subjekti politik ka vendosur që posti i ministrit ti ndahet Tetovës me të vetmin qëllim që të zgjëroj strukturën e saj në Tetovë dhe rrethinë.

Dhe bëhet e ditur se një ndër opcionet e mundëshme që të emërohet në postin e ministrit të Kulturës është profesori universitar dhe teologu Metin Izeti.

Izeti njihet për afërsinë e tij Adnan Ismailin dhe në zgjedhjet lokale flitej se mund të ishte një kandidaturë e përbashkët ndërmjet Lëvizjes Besa dhe PDSH-së.
Por krahu i Bilall Kasamit në parti nuk e përkrahu këtë kaandidaturë dhe pastaj dihet si u zhvilluan ngjarjet.

Pritet të shihet nëse do ta pranoj Metin Izeti këtë propozim të kryesis së Lëvizjes Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat