Mjeku i rrejshëm mashtron një person, i merr 12 mijë denarë

Maqedonia

Mjeku i rrejshëm mashtron një person, i merr 12 mijë denarë

Më: 17 maj 2018 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Mbrëmë një person nga Shkupi rreth orës 13:00 në Klinikën “Nënë Tereza” ka qenë i mashtruar nga një person i panjohur i cili është paraqitur si mjek dhe i ka ofruar ndihmë gruas së tij të sëmur për mjekim të caktuar.

Siç informojnë nga MPB, derisa personi me iniciale B.V (63) nga Shkupi ka pritur me gruan e tij në pjesën për ortopedi, një person i pa njohur i’u është paraqitur si mjek i punësuar dhe ka filluar t’i sqaroj për sëmundjen e gruas së tij.

Personi i ka thënë se mund t’ju ndihmojë për shpejtimin e procedurës për terapi, me çka B.V i ka marrë 12.000 denarë. Pasi i ka marr paratë personi nuk është kthyer më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat