Projekti “Sfida për hulumtuesit e rinj”, 50 shkolla konkurrojnë në finale - Bota Sot
Projekti “Sfida për hulumtuesit e rinj”, 50 shkolla konkurrojnë në finale

Maqedonia

E martë, 22 maj 2018

Projekti “Sfida për hulumtuesit e rinj”, 50 shkolla konkurrojnë në finale

Më: 17 maj 2018 Në ora: 16:59

Me qëllim të nxitjes së kreativitetit tek nxënësit, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe MASh, organizojnë finale për hulumtuesit e rinj me pjesëmarrje të 50 shkollave. Nxënësit do të garojnë me projekte hulumtuese nga sfera e shkencave teknike dhe natyrore, ndërkohë që gjysma e projekteve pjesëmarrëse pritet të financohen nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.

“Komisioni është në shërbimin tuaj, ju flisni dhe ne ju dëgjojmë, gjithçka çka keni vendosur në aplikacione duhet ta prezantoni. Detyra jonë është të përzgjedhim më të mirët dhe gjysmën e projekteve ta financojmë”,- deklaroi drejtori i Fondit për Inovacione, Jovan Despotovski.

“Duhet gjetur metoda për të nxitur nxënësit që të jenë inovativë, me qëllim të përmirësimit të procesit arsimor. Forca lëvizëse e inovacionit është kureshtja. Ndonjëherë shoqëria mundohet që ta çrrënjos atë nga ne, por ne duhet ta kultivojmë dhe ta nxisim atë”,- theksoi përfaqësuesi i UNICEF-it në Maqedoni, Benxhamin Perks.

Fituesit e projektit “Sfida për hulumtuesit e rinj” do të shpallen më 9 qershor, me ç’rast do të organizohet solemnitet në parkun e qytetit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test