Tajani: Maqedonia duhet të bëjë më shumë përpjekje për anëtarësim në BE

Maqedonia

Tajani: Maqedonia duhet të bëjë më shumë përpjekje për anëtarësim në BE

Më: 17 maj 2018 Në ora: 14:58
Antonio Tajani

Maqedonia dhe Shqipëria do të duhet të bëjnë më shumë përpjekje për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deklaroi kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, informon gazeta bullgare “Fokus”.

I pyetur për kontestin e emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë, Tajani u përgjigj se kjo nuk është brenda përgjegjësisë së tij.

Në lidhje me Serbinë dhe Malin e Zi, për të cilat edhe më herët ka thënë se kanë më shumë mundësi për anëtarësim në BE, nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Tajani përsëri përsëri shprehu mbështetjen e tij.

Ai tha se nëse vendet nga rajoni dëshirojnë të bëhen anëtare të BE-së, duhet t’i respektojnë rregullat e tyre, ndërsa BE i’u qëndron në gatishmëri gjatë procesit të afrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat