Zaev: Maqedonia prezantoi zgjidhje të mundshme kreative për emrin

Maqedonia

Zaev: Maqedonia prezantoi zgjidhje të mundshme kreative për emrin

Më: 17 maj 2018 Në ora: 13:49
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev ka mbajtur konferencë shtypi, pas përfundimit të takimit tet-a-tet me homologun e tij grek, Alexis Tsipras, ku kanë folur për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Ai para gazetarëve tha se marrëveshja me Bullgarinë dhe bisedimet me Greqinë e kanë ndryshuar mendimin për Maqedoninë, si edhe janë përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët.

“Në takimin e sotëm me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, konstatuam bashkërisht përparimin e deritanishëm në procesin e bisedimeve. Së bashku shqyrtuam mundësi për zgjidhje kreative të çështjes së emrit, që pala e Maqedonisë i prezantoi në fazën e fundit të bisedimeve.

Do të pasojnë konsultime në të dy vendet, me partitë politike më të rëndësishme.

Nga sot, miqësia ndërmjet Maqedonis dhe Greqisë është ende më e fuqishme. Zgjidhim një çështje, për ta forcuar dinjitetin e qytetarëve të të dy vendeve”, u shpreh Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat