Tv dueli Zaev-Mickoski, rrit vlerat dhe kulturën demokratike

Maqedonia

Tv dueli Zaev-Mickoski, rrit vlerat dhe kulturën demokratike

Më: 17 maj 2018 Në ora: 11:10
Zaev-Mickoski

Prej më shumë se një dekade qytetarët e Maqedonisë nuk kanë ndjekur asnjë përballje televizive mes liderëve kryesor të partive në vend. Qytetarët e Maqedonisë presin që ti shohin në një duel publik liderët e dy partive me qëndrime të kundërta. 

Analistët ftesën e fundit të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit drejtuar Kryeministrit Zoran Zaev për një duel televiziv, e shohin si një veprim të qëlluar për të thyer një presedan që pati vendosur  ish kryetari i tij Gruevski për mos u përballur me oponent politik në duele televizive. 

Politologu Murat Aliu për Zhurnal thotë se ftesa e Mickovskit ndaj Zaevit për duel televiziv ka të bëjë me dy fakte momentale. 

I pari sipas tij ka të bëj me faktin se VMRO DPMNE është parti opozitare dhe si rregull në gjithë botën është shumë normale që liderët opozitarë të thirrin liderët në pushtet për ballafaqim para opinionit, për shkak se gjithmon opozita synon pushtetin dhe në këtë konteskt opozitës i konvenon që para opinionit të kritikoj pushtetin me qëllim për të përfituar pikë politike. 

“Ndërsa fakti i dytë ka të bëjë me atë që z. Mickoski është një lider i ri, që para disa muajeve ka marrë timonin e VMRO DPMN-së dhe ka nevojë që para opinionit dhe antarëve të kësaj partie të dëshmoj lidershipin politik. Poashtu në kërkesën për duel publik ndikon edhe pozita e tanishme e VMRO-së, në kuptimin që pas debaklit në zgjedhjet lokale akoma nuk ka arritur të rimarrë vetën, plus edhe proceset gjygjësore që vazhdojnë kundër (ish)funksionarëve të kësaj partie. Pra, VMRO DPMNE dhe Mickosvski e kanë patjetër në një mënyrë të sfidojnë qeverin dhe kryeministrin Zaev, të paktën për të mbajtur të konsuliduar trupin votues”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu, Murat Aliu.

Nga ana tjetër politologu Mevlud Islami për Zhurnal shprehet se kërkesa e Mickoskit për një duel televeziv me kryeministrin është një veprim i qëlluar që po thyen një presedan të vendosur nga vet shefi i tij Gruevski për mos përballje televizive me oponentin politik.
 
“Duke pasur parasysh se Tv dueli i fundit mes dy liderëve të partive më të mëdha në vend ishte dy dekada më parë, vendimi i Mickoskit por edhe i kryeministrit duhet përshëndetur për hirë të vlerave demokratike dhe kulturës politike. Moment tjetër i rëndësishëm është pranimi i kërkesës nga udhëheqësi i qeverisë pasi që kërkesa për Tv duele kishte edhe më parë nga opozita por kryeministri i atëhershëm me gjestet e tij diktatoriale debatet e tilla i shihte si të panevojshme dhe humbje kohe. Edhe pse në botën demokratike kësi lloj duelesh debative janë bërë rutin për opinionin te ne ky veprim është i shum pritur dhe ështe një hap afër pjekuris demokratike dhe kulturës politike”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu Mevlud Islami.

Ndryshe, përballja e fundit televizive mes liderëve shqiptarë ka qenë në vitin 2006 mes kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe ish liderit të PDSH-së, politikanit tashmë të ndjerë Arbën Xhaferi.

Ndërkohë, në bllokun politik maqedonas ballafaqimi i fundit televiziv është mbajtur në vitin 1998 mes liderit të atëhershëm të LSDM-së Branko Cërvenkovski dhe atij të VMRO-DPMNE-së, Lubço Georgievski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat