Rroga mesatare Neto në Administratën Publike lëvizë nga 300 e deri më 1500 euro - Bota Sot
Rroga mesatare Neto në Administratën Publike lëvizë nga 300 e deri më 1500 euro

Maqedonia

E martë, 22 maj 2018

Rroga mesatare Neto në Administratën Publike lëvizë nga 300 e deri më 1500 euro

Më: 17 maj 2018 Në ora: 09:46
Ilustrim

Rroga mesatare Neto në Administratën Publike lëvizë nga 300 e deri më 1500 euro. Kështu thotë analiza më e re e Fondit për Demokraci të Westminsterit, në kuadër të projektit “Mbështetje për reforma parlamentare të Maqedonisë”.

Analiza, që mund ta gjeni këtu, thotë se më 2016, rroga më të ulëta kishin të punësuarit në Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, me 18.174 denarë (296 euro), kurse më të paguar ishin ata të Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit, me 63.854 denarë (1040 euro).

Analiza ka të bëjë me periudhën nga viti 2010 e deri më tani, dhe tregon prirje të rritjes së rrogave në Administratën Publike. Edhe numri i të punësuarve u rrit nga 42.474 në 47.364, për një periudhën gjashtëvjeçare.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test