Theresa May do të mbaj fjalim në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Theresa May do të mbaj fjalim në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 17 maj 2018 Në ora: 09:09
Theresa May

Pas vizitës së fundit të Kryeministrit Tony Blair, më 1999, në Ballkanin Perëndimor, një vizitë në këtë rajon do ta ketë Theresa May, Kryeministre e tanishme britanike.

Pas përfundimit të samiti BE-Ballkani Perëndimor, May do ta vizitojë Shkupin, ku pritet të ofrojë mbështetjen britanike për ruajtjen e sigurisë evropiane dhe ritheksimit të vlerave evropiane.

Ajo do të takohet me Kryeministrin Zoran Zaev, dhe me përfaqësues të aktivistëve të LGBT komunitetit, në Ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë.

Vizita e saj përfundon me një fjalim në Kuvendin e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat