Është rritur numri i kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve në Maqedoni - Bota Sot
Është rritur numri i kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve në Maqedoni

Maqedonia

E martë, 22 maj 2018

Është rritur numri i kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve në Maqedoni

Më: 16 maj 2018 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Vitin e kaluar në Maqedoni u kurorëzuan 13.781 çifte, kurse u regjistruan 1.994 shkurorëzime, bën të ditur Enti Shtetëror për Statistika (ESHS).

Numri i kurorëzimeve në 2017 u rrit për 4,4%, krahasuar me vitin 2016. Në gusht janë lidhur më shumë kurorëzime, kurse në mars janë lidhur më pak kurorëzime.

Nga të gjitha kurorëzimet, 93,1% ishin për herë të parë për meshkujt, dhe 91,4% për herë të parë për femrat.

Në kurorëzim të dytë hyjnë 7,9% e kurorëzimeve, kurse në të tretin hyjnë 0,7%.

Më shumë femra të moshës 20 deri 24 vjeçare u kurorëzuan vjet, nga numri i përgjithshëm, kurse te meshkujt mosha ishte 25-29 vjeç.

Nga shkurorëzimet, më pak kanë ndodhur në muajin gusht, e më shumë në dhjetor. Numri i përgjithshëm është rritur për 0,5% në vitin 2017, krahasuar me vitin 2016.

Grupmoshat 30 deri 34 vjet janë shkurorëzuar më shumë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test