I dyshuari për 27 prillin Oliver Popovski, lirohet nga paraburgimi

Maqedonia

I dyshuari për 27 prillin Oliver Popovski, lirohet nga paraburgimi

Më: 16 maj 2018 Në ora: 22:29
Ngjarjet në Kuvend

Oliver Popovski i cili është i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë, është liruar masa e paraburgimit.

Për heqjen e masës së paraburgimit ai ka dhënë si garanci pasurinë e patundshme të tij.

“Këshilli Penal i departamentit për krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke vepruar me propozimin e mbrojtjes së Popovskit, i mbuluar nga aktakuza lidhur me ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, miratoi një vendim me të cilin pranoi propozimin për heqjen e masës së paraburgimit me një garanci të ofruar të pasurisë së patundshme. Masa e paraburgimit do të shfuqizohet”, thuhet në deklaratën e Gjykatës Themelore Shkup 1.

Popovskit i janë përcaktuar masat parandaluese si konfiskimi i dokumenteve të udhëtimit dhe obligim të paraqitet në gjykatë një herë në javë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat