Boshnjakovski: Këshilltarët e Zaevit kushtojnë tre herë më pak se të Gruevskit

Maqedonia

Boshnjakovski: Këshilltarët e Zaevit kushtojnë tre herë më pak se të Gruevskit

Më: 16 maj 2018 Në ora: 21:26
Mile Boshnjakovski

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, sot në konferencë për shtyp ka komentuar edhe numrin e këshilltarëve që ka kryeministri aktual i vendit, Zoran Zaev.

Ai tha se zaevo ka 54 këshilltarë të cilët sipas tij, kushtojnë tre herë më pak se ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Boshnjakovski para gazetarëve tha se nuk është i saktë informacioni se kryeministri Zoran Zaev ka numër të madh të këshilltarëve.

“Saktësisht këshilltarët kanë punuar në tre pozicione: këshilltarë, këshilltarë të veçantë, të cilët çdo ditë janë paraqitur në vendet e tyre të punës dhe bashkëpunëtorë të jashtëm të cilët kanë punuar sipas nevojës. Ka pasur personalitete të cilët janë të njohur për opinionin”, tha Boshnjakovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat