Veturat qarkullojnë nëpër shesh, Filipi II me gropa dhe pllaka të thyera

Maqedonia

Veturat qarkullojnë nëpër shesh, Filipi II me gropa dhe pllaka të thyera

Më: 16 maj 2018 Në ora: 18:42

Pllaka të thyera dhe të dëmtuara. Këto pamje janë në njërin nga sheshet më të frekuentuara të Shkupit, në të cilin kalojnë shumë turistë. Sheshi Filipi i Dytë është njëri nga projektet e “Shkupit 2014”. Tani për tani njëra pjesë nga sheshi është asfaltuar dhe aty kalojnë vetura të shumta edhe pse aty nuk lejohet të kalohet me automjete.

“Në sheshin Filipi II qytetarët hasin në pllaka të thyera dhe në gropa në çdo 10 m. Të shohim se çfarë mendojnë ata rreth kësaj dhe kush është fajtori.”“Çfarë mendoj, po kemi babain e qytetit, kemi edhe komunë dhe kryetarë mbi të gjitha, ata duhet të kujdesen.”

“Është katastrofale, duhet të rregullohet, kjo është nën komunën, pastaj edhe Qytetin e Shkupit. Edhe qytetarët edhe shërbimet.”“Kështu është turp t’i shohësh”, thanë disa qytetarë.

Qytetarë të tjerë thonë se faj për këtë kanë personat të cilët kalojnë me vetura nëpër shesh dhe automjetet e rënda.“Kjo është një pakulturë e madhe. Këto janë të bëra një herë, mirëpo këtu kalojnë me kamionë. Ne duhet ta ruajmë ata çka është ndërtuar.”

“Kalojnë kamionë të rënde dhe janë thyer. Kjo është”, thanë disa qytetarë.Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov thotë se dëmtimi i pllakave është bërë ngaqë nuk janë ndërtuar siç duhet dhe nuk janë cilësore. Ai thotë që kjo pjesë nuk është nën kompetencat e tij. Megjithatë ai thotë që po punon që të rregulloj dokumentacionin dhe të filloj me riparimin e tyre.

“Nuk është kompetencë e qytetit, edhe aty edhe pjesa ku gravitojnë makina. Është ndërtuar keq dhe nuk është cilësore. Përreth përmendores dhe Urës së Gurit, vazhdimisht janë të dëmtuara pllakat. Duhet ta rregullojmë dokumentacionin, qyteti ta rregullojë atë pjesë ku është rruga dhe po punohet në këtë”, tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

I gjithë projekti për sheshin Filipi i Dytë, në fillim ishte paraparë të kushtonte 5 milion euro, por që në përfundim ka dalë që janë shpenzuar 11 milion euro. Ky shesh përbën kompleks nga 4 fontana me skulptura. Në të dominon skulptura e Filipit të Dytë të Maqedonisë, e gjatë 28 metra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat