Dëshmojnë dy të akuzuarit në rastin “Monstra”, seanca e radhës më 23 maj

Maqedonia

Dëshmojnë dy të akuzuarit në rastin “Monstra”, seanca e radhës më 23 maj

Më: 16 maj 2018 Në ora: 17:38
Dëshmojnë dy të akuzuarit në rastin “Monstra”, seanca e radhës më 23 maj

Më shumë se pesë orë ka zgjatur seanca e sotme për rastin “Monstra”, ku dëshmuan të akuzuarit Agim Ismailoviq dhe Fejzi Aziri.

Fejzi Aziri në gjykatë është sjellur nga burgu i Shtipit, ku po vuan dënimin për një vepër tjetër penale.

Ai para gjykatës tha se nuk ndjehet fajtor dhe se nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

“Siç thash edhe paraprakisht, unë nuk kam lidhje me këtë ngjarje. Rasti është monguar nga organet policore dhe të drejtësisë”, tha Aziri.

Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Fatime Fetai, ai zbuloi se nga 12 prilli kur ka ndodhur vrasja e pesëfishtë e deri më 1 maj kur u arrestua, ka kontaktuar personalisht me Ali Ahmetin, ndërsa ka folur në telefon edhe me Izet Mexhitin dhe Nevzat Bejtën.

Sipas Azirit, Prokuroria e ka lidhur me vrasjen e pesëfishtë pasi tek Liqeni i Smillkovës është gjetur gëzhojë, e cila i përgjigjet gëzhojës së shtënë nga arma në vitin 2009 në ferëm e tij në Belimbegovë, për të cilën vepër tani vuan dënim me burg.

Avokati i të akuzuarve, Naser Raufi, para mediave tha se Prokurori Speciale në këtë seanë gjyqësore realizoi hetim akuzues.

“Dy të akuzuarit janë marrë në pyetje në mënyrë thelbësore dhe në detaje, gjë që neve na përgjigjet si mbrojtje, pasi ne jemi të interesuar që të ndriçohet ky rast”, tha ai.

Gjykatësi Ognene Stavrev seancën e re për rastin “Monstra” e caktoi për 23 maj, ku do të dëshmojnë dy të akuzuarit tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat