U nënshkrua memorandum bashkëpunimi në mes Qeverive të Maqedonisë dhe Kanadasë

Maqedonia

U nënshkrua memorandum bashkëpunimi në mes Qeverive të Maqedonisë dhe Kanadasë

Më: 16 maj 2018 Në ora: 17:19
Nënshkrimi i Memorandumit për mirëkuptim në mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Kanadasë

Sot në Ministrin për Punë të Brendshme u nënshkrua Memorandum për mirëkuptim në mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Kanadasë për transaksione ndërqeveritare, duke përfshirë edhe blerjen e mjeteve për siguri, këpucëve dhe shërbime.

Memorandumi u nënshkrua nga ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe Kathleen Csaba, Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Kanadasë në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Memorandumi ka për qëllim të lehtësojë dhe ndihmojë transaksionet ndërqeveritare për blerjen e pajisjeve të sigurisë, këpucëve dhe shërbimeve që duhet të kryhen në mes të dy palëve. Gjithashtu, memorandumi parasheh që të dy palët të identifikojnë projekte ose aktivitete për të cilat mallrat ose shërbimet janë në dispozicion nga Kanadaja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat