Fiti: Gjuha maqedonase është pjesë e identitetit dhe duhet të respektohet

Maqedonia

Fiti: Gjuha maqedonase është pjesë e identitetit dhe duhet të respektohet

Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:48
Taki Fiti

Gjuha maqedonase ka kohë që është kodifikuar, ekziston, ajo nuk mund të zhduket, ajo është traditë shekullore. Në këtë kontekst me rëndësi është që gjuha maqedonase duhet të ketë prioritetet veçanërisht për këtë që thamë ne, përpunimit shkencor dhe bashkëpunimit dhe mbrojtjen e saj, sepse ajo është gjuhë e integruar në Republikën e Maqedonisë dhe kjo duhet të respektohet nga të gjitha bashkësitë.

Këtë sot e tha kryetari i Akademisë dhe Shkencave dhe Arteve, Taki Fiti para fillimit të konferencës ndërkombëtare “Ditët e Maqedonisë në ASHAM”.

Në lidhje me problemin e emrit, Fiti theksoi se gjuha maqedonase duhet të regjistrohet ashtu si është e regjistruar edhe në Kombet e Bashkuara “Macedonian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat