OBRM-PDUKM: Përgjegjësi do të ketë kur të kthehemi ne në pushtet

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Përgjegjësi do të ketë kur të kthehemi ne në pushtet

Më: 15 maj 2018 Në ora: 21:06
OBRM-PDUKM

Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media kërkon që LSDM-ja të përgjigjet dhe të jep llogari për harxhimin e parave të qytearëve.

Nga kjo parti thonë se ka disa gazetarë të cilët marrin para për të lavdëruar politikat e LSDM.

“LSDM-ja nuk është opozitë dhe duhet të jep përgjigje se ku dhe si i harxhon paratë e qytetarëve. Zaev duhet të jep përgjegjësi për harxhimet dhe duhet të përgjigjet cili është kontributi nga këshilltarët që ka në kabinetin e tij. Qeveria duhet të përgjigjet për çështjet që preokupojnë opinionin në Maqedoni”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, përgjegjësi për paratë e qytetarëve do të ketë vetëm kur OBRM-PDUKM-ja të kthehet në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat