Gjorçev: Kam tentuar t’i mbrojë të gjithë deputetët nga protestuesit e dhunshëm

Maqedonia

Gjorçev: Kam tentuar t’i mbrojë të gjithë deputetët nga protestuesit e dhunshëm

Më: 15 maj 2018 Në ora: 20:24
Vllatko Gjorçev

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin e tentim vrasjes së deputetit Ziadin Sela, në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar, ka dëshmuar deputetit i OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev.

Para trupit gjykues ai deklaroi se ka tentuar t’i mbrojë deputetët të cilët ishin sulmuar nga turma e cila kishte hyrë dhunshëm në Kuvend më 27 prill.

“Dëgjuam se Sela ishte rëndë i lënduar dhe ndodhet në zyrën në katin e dytë ose të tretë. Atëherë bashkë me Nikolla Todorovin, ekipin mjekësor mendoj se ishte edhe ndokush, shkuam lartë. Kreut të ASH-së i kishin veshur një duks, tentova të bisedoj me të por Sela mezi fliste, e pyeta për grupin e gjakut që të dinë në spital, në rast se Sela humb shumë gjak. Me stilolaps i shkrova grupin e gjakut në duks”, tha Gjorçev.

Gjorçev në dëshminë e tij tha gjithashtu se gjatë tërë kohës ka ndihmuar deputetët e lënduar, ka ndihmuar policët për të gjetur zyrat dhe ka tentuar të parandalojë protestuesit që të hyjnë në korridorin i cili shpie drejt zyrës së kreut të Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat