Caktohet përbërje e re e KSHZ-së

Maqedonia

Caktohet përbërje e re e KSHZ-së

Më: 15 maj 2018 Në ora: 16:08
KSHZ

Kanë hyrë në procedurë kuvendore ndryshimet e Kodit zgjedhor që do të mundësojnë zgjedhje të përbërjes së re të KSHZ-së, pasi në fund të dhjetorit ishte zbrazur ky trup shkaku i skandalit me kompensimet e larta të cikleve të fundit zgjedhor.

Me ndryshimet, propozues të së cilës janë koordinatorët e grupeve parlamentare të LSDM-së, VMRO-së, BDI-së dhe BESËS, kthehet koncepti paraprak i KSHZ-së ku partitë opozitare kanë tre anëtarë nga të cilët zgjidhet kryetari i Komisionit, ndërsa partitë qeveritare kanë shumicën, me katër anëtarë. Mandati do të jetë gjashtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat