Prokurorja e zbutë dispozitivin e aktakuzës kundër Zaevit

Maqedonia

Prokurorja e zbutë dispozitivin e aktakuzës kundër Zaevit

Më: 15 maj 2018 Në ora: 15:44
Zoran Zaev

Prokurorja Valentina Bislimovska e ndryshoi dispozitivin e akuzës kundër kryeministrit Zoran Zaev, i akuzuar për mitmarrje.

Në arsyetimin e dhënë para gjyjatës, Bislimovska tha se gjatë gjithë procesit është dëshmuar se Zaevi asnjëherë nuk ka marrë para në formë të mitos dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë dëshmitari Ivan Nikollov.

“Nuk është kryer veprim që nuk ka guxuar ta bëjë i akuzuari si kryetar komune. Gjithçka që ka bërë kanë qenë veprime në pajtueshmëri me kompetenca e tij. Dhe meqë ai nuk ka marrë para, ligji është i qartë se nuk qëndron kualifikimi. Prandaj do të ndryshojë dispozitivin e akuzës dhe do them ‘Zaevi si kryetar komune ka kërkuar para për vete dhe për dikë tjetër për ndërtimin e një kishe në mënyrë që të bëjë një veprim që është dashur ta bëjë për privatizim të disa tokave shtetërore".

Kështu, Bislimovska i del në mbrojtje Zaevit duke thënë se ai ka kërkuar para, por për ndërtimin e kishës në Strumicë për çka edhe Zaevi fliste që në fillim. Bislimovska fliste thuajse me fjalorin e kryeministrit.

Bislimovska e ndryshoi edhe kualifikimin juridik. E hoqi akuzën për mitmarrje. Prokurorja rikujtoi se dëshmitari e ka ndryshuar disa herë deklaratën e tij. Se ndryshe ka folur në prokurori e ndryshe në gjykatë. Megjithatë, prokurorja Valentina Bislimovska ka deklaruar se megjithatë ka pasur vetëm kërkesë për mito dhe jo marrje të mitos. Por, ajo kërkoi që Zaev të shpallet fajtor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat