Maqedoni: Do të bëhen ndryshime ligjore në KSHZ

Maqedonia

Maqedoni: Do të bëhen ndryshime ligjore në KSHZ

Më: 15 maj 2018 Në ora: 14:02
Maqedoni

Në seancën plenare të planifikuar për në 21 maj, pritet që në rend të ditës të jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që kanë hyrë në procedurën Kuvendit dhe të cilat do të miratohen me procedurë të shkurtuar. Këto ndryshime janë harmonizuar nga deputetët e shumicës dhe opozitës, ndërsa të zgjedhurit e tyre janë koordinator të grupeve parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev, OBRM-PDUKM-së, Dragan Danev, BDI Ejup Alimi dhe Afrim Gashi nga BESA, raporton nga AIM.

Sa i përket përbërjes së KSHZ-së, propozohet që ajo të përbëhet nga një kryetar, një zv. kryetar dhe pesë anëtarë.

Sipas këtyre ndryshimeve, parashihet që anëtarët e KSHZ-së të zgjidhen brenda 30 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji për një mandat gjashtë mujor.

KSHZ tani ka vetëm një anëtar, Ermira Asani-Salija, me propozim të Besës, pas dorëheqjeve të anëtarëve të tjerë të Komisionit pas skandalit me tarifa të larta.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe me hyrjen e tyre në fuqi, parashihet fundi i mandatit të Ermira Saliës, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i KSHZ-së do të kryejë postin e tij deri në zgjedhjen e një të riu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat