Vazhdon gjykimi për tentim vrasje ndaj Selës, sot dëshmon Gjorçev

Maqedonia

Vazhdon gjykimi për tentim vrasje ndaj Selës, sot dëshmon Gjorçev

Më: 15 maj 2018 Në ora: 11:59
Ziadin Sela

Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re nga gjykimi për të akuzuarit për vrasje ndaj deputetit Ziadin Sela për natën e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë. 

Në propozim të mbrojtjes, sot para Gjykatës duhet të dëshmon deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev. 

Për tentim vrasje ndaj Ziadin Selës më 27 prill të vitit të kaluar, të akuzuar janë Kire dhe Cejo Gjorgievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Senkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavllovski-Kobra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat