Seancë e re për lëndën “Target – Fortesa”

Maqedonia

Seancë e re për lëndën “Target – Fortesa”

Më: 15 maj 2018 Në ora: 11:50
Ilustrim

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë e re për lëndën “Target – Fortesa” të PSP-së, ku të akuzuar janë ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK, Nikolla Boshkoski, të cilët ndodhen në paraburgim në Greqi, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovsk dhe ish-drejtori i DSK-së, Sasjo Mijallkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski. Seanca paraprake ishte shtyrë për shkak të procedurës së papërfunduar të ekstradimit që po zhvillohet para Gjykatës supreme në Greqi për dy të akuzuarit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski.

Gjykata supreme e Greqisë në Athinë vendimin duhet ta kumtojë më 18 maj. Gjykata në Shkup në seancën paraprake paralajmëroi se do të shqyrtohet mundësia për ndarje të procedurës nëse deri në seancën e ardhshme ata nuk ekstradohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat