Kujt i pengon Hazbi Lika dhe pse dëshirojn largimin e tij?

Maqedonia

Kujt i pengon Hazbi Lika dhe pse dëshirojn largimin e tij?

Më: 14 maj 2018 Në ora: 23:52
Hazbi Lika

Zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika gjendet para një “kurthi”të madh nga dy lobi grupe politike.

Grupi i parë është lobi maqedonas nga LSDM i afërtë me kryeministrin, Zoran Zaev i cili nuk dëshiron të bashkëpunon me ish komandantin e UÇK-së, Hazbi Likën me arsyetimin e “njerzit e luftës” janë të papranueshëm për një një pjesë të madhe të funksionarëve të LSDM-së, të cilët kanë ende animozitet ndaj ish luftëtarëve të UÇK-së.

Grupi i dytë është një pjesë e funskionarëve të BDI-së nga qytetete të ndryshme ku dominojn ata të Shkupit, të cilët nuk mund të përfillin zv/kryeminstrin Lika për shkak të kritereve të larta që ka ky i fundit.

Një pjesë e funskionarëve të BDI-së, kanë kërkuar shërbime maksimaliste nga Lika, madje duke kërkuar që të shkelen edhe të gjitha ligjet, vetëm e vetëm që dikush të realizon planet e tyre individuale, familjare dhe matriale.

Mirëpo, ndaj këtyre kërkesave mësohet se ka qenën kategorik Lika, ka respektuar ligjet, dhe i cili nuk ka pranuar në asnjë moment që persona të cilët nuk kanë asnjë meritë të vendosen në pozicione të larta vetëm pse janë të afërt me struktura të caktuara në BDI dhe të mund të bëjnë keqpërdorime financiare.

Jozyrtarisht mësohet se Lika brenda 1 viti që është në këtë post është ndeshur me obstrukcione të njëpasnjëshme nga funksionarët e LSDM-së të cilët kontrollohen nga kryeministri, Zoran Zaev. Për këtë dëshmi është se edhe sot e kësaj dite 1000 administratorë shqiptar ende nuk mund të fillojnë me punë. Kjo nënkupton se drejtorët maqedonas në formë të kontrolluar pengojnë projekin e Hazbi Likës, me të vetmin qëllim që në fund të del se Lika e ka fajin për këtë mos realizim praktikë.

Nga ana tjetër, këtu del në shesh se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministri, Zoran Zaev si duket nuk e kanë harmonizuar mirë planin e veprimit, që të përmbushen kërkesat e shqiptarëve në institucione, me një fjalë të implementohen në praktive vendimet e Hazbi Likës.

Plani i veprimit, si duket dështoi që në filloi , pasi gjuha shqipe plot 1 vjet ende nuk mund të zyrtarizohet me ligj, që nënkuptohen se kryeministri, Zoran Zaev e “tradhëton gradualisht” kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Ndërsa muajve të fundit Zaev tregohet edhe më dinak, pasi në Qeveri don te merr Afrim Gashin dhe Menduh Thacin. Kjo nënkupton se Ali Ahmeti është para një udhëkryqi të madh, ose të del nga Qeveria, ose të ripozicionoj qëndrimin ndaj Zoran Zaevit që të gjithë ministrat e BDI-së, përfshir këtu edhe zv/kryeministrin Hazbi Lika të mos bllokohet nga funksionarët maqedonas të LSDM-së, njëjt si bënte Nikolla Gruevski me ministrat e vet duke bllokuar pozicionet e shqiptarëve.

Ndryshe, Zëvendëskryeministri i parë, Hazbi Lika njihet si krah i luftës dhe ish komandant i UÇK-së, i cili në periudhën 2002-2006 në kohën kur ishte zëvendësministër i policisë arriti që të mbushë policinë dhe shërbimet sekrete me të punësuar shqiptar. Fjala e Likës, në atë kohë ishte “amin” për funksionarët maqedonas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat