MPB: Policë të rinj nga gjenerata 2017/2018 do të angazhohen nga 1 qershori

Maqedonia

MPB: Policë të rinj nga gjenerata 2017/2018 do të angazhohen nga 1 qershori

Më: 14 maj 2018 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Kandidatët për policë nga gjenerata 2017/18 nga 1 Qershori 2018 do të angazhohen profesionalisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme si praktikantë.

Siç informojnë nga MPB, për këtë qëllim janë siguruar uniforma të reja të policisë.

“Të nderuar kandidatë për policë nga gjenerata 2017/18, ju informojmë se nga 1 Qershori 2018 do të filloj angazhimin tuaj profesional në Ministrinë e Punëve të Brendshme si praktikant. Ju apelojmë që ju të mos i nënshtroheni përpjekjeve për manipulimin të shkaktuar nga interesat personale të dikujt, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat