Aleatët e Ciprasit: Nuk pranojmë marrëveshje me termin Maqedoni - Bota Sot
Aleatët e Ciprasit: Nuk pranojmë marrëveshje me termin Maqedoni

Maqedonia

E martë, 19 qershor 2018

Aleatët e Ciprasit: Nuk pranojmë marrëveshje me termin Maqedoni

Më: 14 maj 2018 Në ora: 18:38
Magdalena Papadopulu

Grekët e pavarur, të cilët janë pjesë e Qeverisë së Greqisë, kanë përsëritur edhe një herë qëndrimin e tyre se nuk do të përkrahin marrëveshje për emrin, në të cilën do të përfshihet termi Maqedoni.

Këtë qëndrim për radion greke “Real fm”, e ka thënë zëdhënësja e partisë Magdalena Papadopulu.

“Nuk mund të pranojmë emër që do të përfshijë termin Maqedoni, Shteti në Shkup duhet të pranoj një marrëveshje të plotë, gjegjësisht ndryshim të Kushtetutës, ndryshim në letërnjoftimet, një emër për të gjithë. Për çdo rast, ne, Grekët e Pavarur, nuk mund të heqim dorë nga çështjet tona themelore dhe pozicionet tona”, ka thënë Papadopulu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test