Zaev: Kemi marrë hapa konkret për zgjidhjen e problemit me deponin “Rusino”

Maqedonia

Zaev: Kemi marrë hapa konkret për zgjidhjen e problemit me deponin “Rusino”

Më: 14 maj 2018 Në ora: 18:17
Zoran Zaev

Janë ndërmarrë hapa konkrete për të zgjidhur problemet me deponinë në “Rusino”, tha kryeministri Zoran Zaev. Ai u takua sot me përfaqësuesit e komunave dhe banorëve të rajonit të Pollogut dhe përfaqësuesve të Qendrës për Zhvillim të Rajonit dhe Planifikimit të Pollogut dhe përfaqësuesve të sekretariatit Shtetëror Zviceran për çështjet Ekonomike SEKO me qëllim për gjetjen e zgjidhjes për problemet e banorëve që vinë nga situata me deponinë në “Rusino” .

Banorët e rajonit të banjës, para kryeministrit theksuan nevojën për një zgjidhje të menjëhershme dhe urgjente të problemit me deponinë në Rusino, Gostivar, që është një kërcënim serioz për shëndetin e banorëve dhe produkteve bujqësore në atë rajon.

Në këtë takim ai i ngarkoi institucionet kompetente të marrin masa për menaxhimin urgjent rregullojnë çështjen me ujin e ndotur nga ky rajon, për të cilin shpesh ankohen banorët, që rrjedh nga keq menaxhimi i deponisë nga shumë subjekte. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat