“Ne negociojmë me dy kushte të qarta, duke përfshirë edhe ndryshimin e emrit kushtetues të fqinjëve”

Maqedonia

“Ne negociojmë me dy kushte të qarta, duke përfshirë edhe ndryshimin e emrit kushtetues të fqinjëve”

Më: 14 maj 2018 Në ora: 17:59
Ilustrim

Një emër për përdorim të përgjithshëm dhe rrjedhimisht një ndryshim të emrit kushtetues janë parakushte për mbështetjen tonë për fqinjin në NATO dhe BE, thonë burimet e qeverisë greke, duke mohuar informacionin e botuar në edicionin e sotëm të gazetës “Estia” me titull “IRJM lirshëm për në NATO me një klauzolë mbi përgjegjësinë ndërkombëtare”, informon korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Gazeta “Estia” shkruan se një marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar nga të dyja palët nuk do të çojë në një zgjidhje në drejtim të erga omnes dhe do të përmbajë një klauzolë mbi përgjegjësinë ndërkombëtare, diçka që do të ishte një garanci për qeverinë greke. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat