Filloi procedura për bashkimin e Qendrës Shëndetësore me Spitalin e Përgjithshëm në Dibër

Maqedonia

Filloi procedura për bashkimin e Qendrës Shëndetësore me Spitalin e Përgjithshëm në Dibër

Më: 14 maj 2018 Në ora: 16:57
Ilustrim

Në dy objektet shëndetësore në Dibër, Qendrën Shëndetësore dhe Spitalin e Përgjithshëm, kanë filluar procedura për bashkimin e tyre në përputhje me vendimin e Qeverisë.

Përkatësisht, me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria vendosi të bashkojë Qendrën Shëndetësore dhe Spitalin e Përgjithshëm në Dibër, në Spitalin e Përgjithshëm Institucional të Shëndetit Publik me aktivitet më të zgjeruar, Dibër.

Për drejtorin e institucionit të ri u emërua mjeku specialist, Baki Alili, drejtori i deri më tanishëm i Spitalit të Përgjithshëm në Dibër. Alili i tha për “Makfaks” se pas vendimit të Qeverisë dhe botimit në “Gazetën Zyrtare”, filluan aktivitetet për bashkimin e të dy institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat