Banka Botërore: 29 për qind e personave me arsim të lartë kanë ikur nga Maqedonia

Maqedonia

Banka Botërore: 29 për qind e personave me arsim të lartë kanë ikur nga Maqedonia

Më: 14 maj 2018 Në ora: 15:43
Banka Botërore

Jashtë Maqedonisë jetojnë dhe punojnë më shumë se 29 për qind e personave me arsim të lartë, ndërsa në përgjithësi numri i të shpërngulurve shkon deri në 21 për qind, tregojnë informacionet e fundit nga Banka Botërore. Hulumtimet tregojnë se shkaqet për “ikjen e trurit” janë pagat e ulëta, mungesa e mundësisë për trajnim dhe zhvillimit të karrierës, pengesat për kualifikime akademike dhe besueshmëria personale, mungesa e lirisë në hulumtime, izolimi nga debatet akademike ndërkombëtare.

Këtë gjatë konferencës “Brain Drain: Perspektiva e rinisë” e theksoi Ministrja për Arsim dhe Shkencë, Renata Deskoska.

Menjëherë pas marrjes së funksionit ministre e Arsimit dhe Shkencë, siç tha ajo, nga MASH janë marr masa për punësimin e njerëzve të rinj kualitativ në Universitetet e Maqedonisë. Sipas saj, është arritur kthimi i një pjesë të njerëzve të cilët kanë punuar nëpër universitetet e evropës, ndërsa një pjesë tjetër janë penguar për që të ikin.

Përballja e shtetit me mos stabilitetin politik dhe ekonomia e keqe, siç tha, ishin shkaqet në periudhën e kaluar për ikjen e të rinjve jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat