VMRO-DPMNE paralajmëron tubim të madhë gjithëpopullor antiqeveritarë

Maqedonia

VMRO-DPMNE paralajmëron tubim të madhë gjithëpopullor antiqeveritarë

Më: 14 maj 2018 Në ora: 12:56
Ilustrim

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE më 2 dhe 3 qershor në Shkup do të mbanë miting të madh nacional kundër  politikave qeveritare, transmeton Zhurnal. 

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski thotë se në parti janë duke vijuar zgjedhjet e udhëheqësive lokale, gjegjësisht të kryetarëve të komiteteve lokale. 

"Pastaj kemi planifikuar aktivitete të fuqishme në terren, ndërsa pjesë e saj është edhe tubimi i madhë nacional. Mes qytetarëve dëshirojmë të transmetojmë porosinë tonë, ti paraqesim konceptet tona që po i ndërtojmë si udhëheqësi e re në VMRO-DPMNE. Të japim kritikë të qartë ndaj     Qeverisë dhe seriozisht ta përgatisim antarësinë dhe simpatizantët, dhe ti ftojmë gjithë qytetarët që të na bashkangjiten në këtë betejë kundër Qeverisë", thotë Nikollovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat