Dimitrov viziton Holandën, do të mbajë ligjërata

Maqedonia

Dimitrov viziton Holandën, do të mbajë ligjërata

Më: 14 maj 2018 Në ora: 12:02
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë pune në Mbretërinë e Holandës.

Dimitrov do të realizojë takime me ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Bllok, i cili e mori detyrën në mars të këtij viti, njoftoi MPJ.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë do të takohet edhe me Martijn Lukasen, këshilltar për çështje të BE-së të kryeministrit të Holandës, me drejtorin e përgjithshëm për çështje evropian pranë MPJ-së, Matijs van der Plas, si dhe me sekretarin e përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, Vin Gerts.

Dimitrov do të mbajë fjalim para anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Holandës, ndërsa do të mbajë ligjërata edhe në Institutin e famshëm për marrëdhënie ndërkombëtare, Klingendal.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë do të takohet edhe me ambasadorin Ahmed Uzumçu, drejtor i përgjithshëm i Organizatës për Ndalesën e Armëve Kimike (OPCW), selia e së cilës është në kryeqytetin holandez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat