Komunikacioni me intensitet mesatar, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata

Maqedonia

Komunikacioni me intensitet mesatar, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata

Më: 13 maj 2018 Në ora: 23:02
Ilustrim

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë, informojnë nga LAMM. Prej atje shtojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa. 

LAMM u rekomandon shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të zvogëluar nëpër vendet në të cilat kryhen punë në rrugë dhe të lëvizin sipas udhëzimeve nga sinjalizimit të ri të vendosur në rrugë. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat